Kryekuvendari Kadri Veseli e ka quajtur ish-luftëtaren Fetnete Ramosaj si “zë emblematik të luftës sonë çlirimtare”.
Me rastin e ndarjes nga jeta të Ramosajt, Veseli shprehu ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të saj duke thënë se ajo do të mbetet përherë shembull i gruas shqiptare.
“Ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëluftëtarëve që patën fatin të luftojnë me të për atdheun tonë”, ka shkruar Veseli.
Postimi i tij i plotë:
“Fetnete Ramosaj, zëri emblematik i luftës sonë çlirimtare, u nda nga ne. Vetëm fizikisht, sepse në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të mbarë kombit, do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri. Ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëluftëtarëve që patën fatin të luftojnë me të për atdheun tonë”, shkroi Veseli në Facebook.
Lille i Edon Zhegrovës është nikoqir i Real Madridit në Cham...
Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Oqeanin Paqësor
Zjarret në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me efektivë zj...
Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës drejt finalizimit
Danimarkë, raportohet për dy shpërthime pranë ambasadës izra...
Goditja me raketa, Macron dënon sulmet e Iranit ndaj Izraeli...