Veseli: Qytetarët tanë e meritojnë liberalizimin e vizave brenda këtij viti

10:32 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vlerësuar si lajm pozitiv për Kosovën dhe qytetarët e saj, vendimin e Komisionit LIBE pro liberalizimit të vizave.

Veseli ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe pret që brenda këtij viti qytetarët të lëvizin pa viza në Zonën Schengen.

“Komisioni LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave. Ky është një lajm i merituar për qytetarët dhe një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ne presim që brenda këtij viti qytetarët tanë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme