Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje nuk po sillet dinjitetshëm në situatën që ndodhemi për shkak të pandemisë.
“Ajo çfarë ka bërë VV është më tepër manipulim me emocione që nuk janë dinjitoze për situatën që po kalojmë. Kosovës i duhen SHBA-të, Bashkimi Europian dhe uniteti politik”, ka thënë Veseli në Rubikon në Klan Kosova.
Veseli ka thënë që Qeveria Kurti e rrëzoi veten, ndërsa tha se PDK-ja s’ka pasë asnjë komunikim me LDK-në për rrëzimin e Qeverisë.
“Kam qenë i bindur që kjo Qeveri do të shkonte në dështimin më të turpshëm. E rrëzoi veten, nuk i kemi rrëzuar ne. Nuk kemi pasë asnjë komunikim me LDK-në për rrëzimin e Qeverisë”.
“PDK do të vazhdojë të jetë në opozitë. Po të ishte një situatë normale e jo ajo në të cilën ndodhemi do të duhej të shkonim në zgjedhje të jashtëzakonshme”.
Sipas Veselit, Vetëvendosje nuk ka pasë substancë as ta luftojë korrupsionin.
“PDK-ja qysh nga viti 2019 të gjithë kampanjën elektorale e ka fokusuar në luftimin e korrupsionit. Kam qenë i vendosur t’i shkoj deri në fund luftës kundër korrupsionit. Ndaj të korruptuarve s’duhet të ketë kompromis”.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...