Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka dalë me propozim që Rruga B në Prishtinë të mbajë emrin e senatorit amerikan John McCain, i cili javën e kaluar ndërroi jetë.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë se para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën.
“Ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
Statusi i plotë i kryetarit Veseli:
Javën që shkoi, Kosova humbi një prej miqve më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së saj, senatorin amerikan John McCain. Para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë mbështetje. Në nderim të kujtimit të tij, propozoj që Rruga B, në kryeqytetin e shtetit tonë, në Prishtinë, të mbajë emrin e John McCain. Ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona.
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...