Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, në përfundim të misionit të saj në
Kosovë.
Në takim sipas njoftimit të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, u diskutua për bashkëpunimin që institucionet e Kosovës dhe EULEX-i kanë kultivuar që nga fillimi i punës së këtij misioni, e në mënyrë të veçantë gjatë periudhës sa ky mision udhëhiqej nga znj. Papadopoulou.
Kryeparlamentari Veseli falënderoi drejtuesen e deritashme të EULEX-it për mbështetjen që ky mision dhe vet znj. Papadopoulou i kanë dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, duke theksuar përkushtimin e institucioneve vendore për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe me pasardhësin e saj në krye të këtij misioni.
Alexandra Papadopoulou, nga ana e saj, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa shprehu kënaqësinë për vitet e kaluara në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit, Veseli, i uroi znj. Papadopoulou suksese në detyrat e saj të reja në të ardhmen./Arbresh.info
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...