Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një videoje ka premtuar se “nën qeverisjen e tij” procesi i legalizimit të pronave do të përmbushet brenda dy vjetësh.
Kjo temë është një ndër kryesoret të fushatës së tij zgjedhore. Sipas tij çështja prek mbi 352 mijë familje dhe bllokon rreth 10 miliardë euro kapital që nuk mund të qarkullojë në ekonomi, si pasojë e mungesës së fletëve poseduese.
Sipas tij, kjo situatë ushqen korrupsionin pasi “burokratët e korruptuar i mbajnë peng dhe nuk ua japin fletët poseduese edhe si presion për t’iu marrë ryshfete”.
Veseli beson se nëpërmjet legalizimit, që do kushtojë vetëm 1 euro për metër katror, do të marrë hov të madh ekonomia, ndërkohë që zotërimi ligjor i pronësisë do t’i bëjë qytetarët të ndihen më të lirë, më të pasur, me besim më të madh në vetvete dhe më optimistë për të ardhmen.
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...