Google ADS

Veseli pranon raportin për Kosovën, pret liberalizim të shpejtë të vizave

16:01 | 29 Maj 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar sot Raportin për Kosovën nga Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nëpërmjet të cilit konfirmohet progresi i arritur në vend.

Duke uruar europarlamentarët e rinj, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është e përkushtuar për të rritur progresin dhe në rrugën e saj të integrimit evropian. “Presim që edhe të rinjve dhe të gjithë qytetarëve tanë, që me Komisionin e ri tu njihet e drejta legjitime për të lëvizur lirshëm në tokën të cilës i takojmë, në kontinentin e vet evropian.

Ndërkaq ne do t’i marrim përgjegjësitë që na përkasin. Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë, por do të punojmë edhe më fuqishëm së bashku, me të gjithë segmentet e shoqërisë sonë”, theksoi Veseli.

Ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit do të jetë e pakompromis. Kosova, shtoi Veseli, ka vetëm një drejtim dhe ai është integrimi në BE, në NATO dhe partneritet me SHBA-të. Nga ana e saj, Përfaqësuesja e BE tha se Raporti është një reflektim i ndershëm për gjithçka që ka arritur Kosova. “Raporti ka një rekomandim të qartë: Komisioni dhe Parlamneti Evropian, kanë rekomanduar liberalizimin e vizave.

Pra tani, Komisioni nxit vendet anëtare që të ndërmarrin veprime sa më shpejt që të jetë e mundur, urgjentisht”, tha Apostolova. Në raportin e ri për Kosovën, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhura me BE-në, veçanërisht në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit dhe administratës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme