Veseli porositë qytetarët të shtojnë kujdesin por jo panikun

18:24 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shtojnë kujdesin, por jo panikun. Ky apel i liderit të opozitës vjen menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve që u konfirmuan në Kosovë me coronavirus.

Veseli tha nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook se Kosova ka mjekë dhe personel shëndetësor shumë të mirë dhe qytetarët duhet tu besojnë atyre.

“Konfirmimi i dy rasteve me coronavirus në vendin tonë duhet të na shtojë kujdesin, por jo panikun. Kosova ka mjekë të mrekullueshëm dhe ne u besojmë atyre. Lus të gjithë qytetarët që të përcjellin dhe respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetsorë se si ta mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar Veseli në faqenne tij në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme