Kreu i PDK-se, Kadri Veseli ka thënë se nga dëgjimi me qytetarë ka mësuar një gjë shumë të rëndësishme. “Qytetarët mendojnë se politika dhe politikanët, më shumë se sa të merren me problemet e popullit, po merren me njëri-tjetrin.
Në vend se të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, politikanët janë duke u krijuar probleme të reja atyre dhe vendit.
“Kjo sjellje politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Gjithë këto javë, kam parë hendekun e thellë mes asaj çka duan qytetarët dhe asaj çfarë bëjnë politikanët në debatet e tyre shterpe në ulëset e Kuvendit, në qeveri apo studiot televizive. Ky hendek është krijuar sepse politikanët janë ndalur së dëgjuari popullin. Por, ditët e kësaj politike kanë përfunduar! Qytetarët nuk janë për politikën, por politika është për qytetarët. Ne jemi parti që dëgjojmë qytetarët dhe veprimet tona do të vendosen nga nevojat e tyre!”, ka thënë Veseli.
Ai poashtu ka thënë se ai nga diskutimi me qytetarët e di shumë mirë se çka i duhet vendit.
Në këtë pikë ai ka renditur prioritetet e tija. “Qëllimet e mija për të cilat jam në politikë janë të qarta : Kosova shtet me ekonomi prodhuese, e jokonsumuese.
Kalimi nga vend supermarketesh, në një vend fabrikash. Nga një vend fermerësh të vegjël, që mezi mbijetojnë, në një vend që konkurron në tregjet e huaja me prodhimet e veta bujqësore.
Nga një vend, ku rritja ekonomike vjen nga investimet publike, në një vend ku zhvillimi buron nga sektori privat e minerar. Nga një vend, ku roli i gruas në ndërmarrësi shihet me mëdyshje, në një vend ku ndërmarrësia e tyre transformon jo vetëm familjen në emancipim dhe zhvillim, por tërë shtetin tonë!
Nga një vend, ku shumë të rinjë enden rrugëve të papunë, në një vend ku të diplomuarit e rinjëkrijojnë punë dhe vende pune!”, deklaroi Veseli.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...