Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kujtuar me nderim rënien e heroit të Kosovës, Shaban Polluzha.
Veseli i cili sot ka bërë homazhe para varrit të heroit kombëtar, ka thënë përmes një statusi në Facebook se shëmbëlltyra e Shaban Polluzhës u kthye në frymëzim të lëvizjes kombëtare për liri të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Lëxoni të plotë statusin e tij:
Sot kujtojmë me nderim rënien e heroit të Kosovës, Shaban Polluzha. Në dimrin tragjik të vitit 1945, ky burrë i madh i Kosovës, u priu mijëra djemve trima në kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë. Kryengritja e Drenicës nxori në dritë karakterin brutal dhe antishqiptar të Jugosllavisë komuniste. Partizanët e Titos rrafshuan mbi 40 fshatra e vranë mijëra civilë të pafajshëm, por shëmbëlltyra e Shaban Polluzhës u kthye në frymëzim të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë