Kryetari i PDK-së Kadri Veseli bashkë me kryesinë e partisë, në Ditën e çlirimit të Skenderajt kanë bërë homazhe pranë Memorialit të Jasharajve në Prekaz dhe te Memoriali i dëshmorëve në Marinë.
Veseli më anë të një postimi në facebook ka thënë se në këtë ditë të shënuar përkulja para sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve të kombit, është e domosdoshme si detyrim moral ndaj gjeneratave të tëra për çlirim, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në Ditën e çlirimit të Skenderajt, me kryesinë e PDK-së, kemi bërë homazhe pranë Memorialit të Jasharajve në Prekaz dhe te Memoriali i dëshmorëve në Marinë.
Në këtë ditë të shënuar, përkulja para sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve të kombit, është e domosdoshme si detyrim moral ndaj gjeneratave të tëra për çlirim.
Amaneti i dëshmorëve, sot, përcillet me nderimin më të lartë për angazhimin e secilit në punët dhe përgjegjësitë e veta, me përkushtimin për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë tonë.
Zotimi ynë në takimin me strukturat e partisë në Skenderaj, është rrugë njëkahore, e kontributit për të sotmen dhe të nesërmen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve, brenda vlerave euro-atlantike.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez