Kadri Veseli ka përkujtuar sot masakrën e Qirezit dhe Likoshanit sot në përvjetorin e 22-të.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Qirezi dhe Likoshani janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë.
“Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona të gjithë martirët e lirisë”, ka shkruar Veseli.
Ky është postimi i tij i plotë:
Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme.
28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjakë dhe sakrificë. Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona për të gjithë martirët e lirisë.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...