Google ADS

Veseli përkujton filozofin francez që vdiq para disa ditëve

11:19 | 29 Maj 2018
M. A.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka përkujtuar filozofin francez Pierre Hassner. Ai në një shkrim të tij në facebook ka treguar për kontributin e Hassner për Kosovën.

“Pak ditë më parë u nda nga jeta njëri prej miqëve të mëdhenj të lirisë së Kosovës, filozofi francez Pierre Hassner. Për vite me radhë ai drejtoj Komitetin e Kosovës në Paris, një forum i intelektualëve të njohur francezë, i cili, në vitet e rënda të para luftës e gjatë luftës, u bë zëri i Kosovës në qarqet politike dhe intelektuale të Francës”, ka shkruar kryeparlamentari.

“Ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë miqtë e lirisë sonë, Pierre Hassnerin e dhjetëra akademikë, shkrimtarë e gazetarë perëndimorë që vunë emrin e tyre në shërbim të kauzës tonë”, përfundon Veseli.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme