Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar për vrasjen e nj gruaje mbrëmë në Prizren.
Veseli përmes një postimi në facebook ka shkruar se dënën fuqishëm aktin e pa pranushëm, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se dhuna ndaj grave bie ndesh me vlerat tradicionale të familjës tonë.
“Ngjarja e rëndë e vrasjes në Prizren, është një akt i papranueshëm të cilin e dënoj fuqishëm. Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë fenomene që shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë si dhe me të drejtat themelore të njeriut. Gratë në Kosove kanë qenë në vazhdimësi subjekt i diskriminimit, abuzimit e dhunës”, ka thënë Veseli.
I pari i Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje Policisë të jap përgjigjen e mëritur teksa ka thënë se neglizhenca e thirrjeve të grave për ndihmë nuk do të tolerohen më.
“Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave ti trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë. Neglizhenca dhe indiferenca e institucioneve shtetërore të ligjit ndaj grave të kanosura apo thirrjeve të grave për ndihmë, nuk do të tolerohen më”, ka përfunduar Veseli./Arbresh.info/
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...