Veseli për nënën e heroit: Shembull i mirësisë e dashurisë prindore

11:17 | 10 Qershor 2020
Arbresh Info

Ka vdekur mëngjesin e sotëm nëna e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit dhe dëshmorit të UÇK’së, Fehmi Lladrovci.

E për këtë kanë reaguar shumë na fytyrat publike të politikës kosovare, shkruan arbresh.info.

Njëri nga ata është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai pikëllimin e tij e shprehu përmes një postimi në Facebook, duke thënë se ajo ishte shembull i mirësisë e dashurisë prindore.

“Sot, të gjithë kemi dhimbje, shokët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e Fehës, Ramizit e Emriut, andaj, të gjithëve edhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i bashkohemi dhimbjes Tuaj. Mbahuni të fortë!”, tha Veseli./arbresh.info/

Ky është postimi i plotë:

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1611862128988987?__tn__=-R

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme