Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq.
Veseli përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjuha e përdorur nga Todosijeviq është e papranueshme, shkruan arbresh.info.
“Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe. Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe”, ka shkruar ai.
I pari i Kuvendit të Kosovës ka BE duhet të reagoj për këto veprime që sipas tij vinë nga Serbia dhe Vuciqi.
“Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin. Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi”, ka shkruar ai.
“Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë”, ka përfunduar Veseli.
Ndryshe pak minuta më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq.
Haradinaj në një postim në facebook ka shkruar se gjuha e përdorur nga Todosijeviq është e pa tolerueshme, shkruan arbresh.info.
“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi”, ka shkruar Haradinaj.
Ministri tashmë i shkarkuar ka deklaruar se në Reçak nuk ka pasur masakër ndërsa luftërat e Kosovës i ka quajtur terrorist./Arbresh.info/
Lexo edhe: Haradinaj shkarkon ministrin serb, Ivan Todosijeviq
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...