Veseli për dy policët e zhdukur: Një lajm i dhimbshëm që ka pikëlluar të gjithë

11:48 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka reaguar për aksidentimin dhe zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc.

Veseli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë, raporton Arbresh.info.

Statusi i plotë:

Aksidentimi i dy policëve tanë, në afërsi të lumit Lepenc, është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë. Jemi me familjet e tyre, në këto çaste tejet të rënda e të pritjes në ankth. Falënderoj FSK-në, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, si dhe të gjithë ata që prej mbrëmë janë në kërkim të dy policëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme