Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar përvjetorin e protestave masive për Kosovën Republikë, të 6 tetorit të vitit 1968.
Veseli ka thënë se 6 Tetori i vitit 1968 është një ndër datat më të lavdishme të historisë së popullit tonë duke shënuar një pikë kthese vendimtare.
Postimi i plotë:
6 Tetori i vitit 1968 është një ndër datat më të lavdishme të historisë së popullit tonë duke shënuar një pikë kthese vendimtare me demonstratën e parë masive që nisi në Prizren.
Ajo u pasua nga demonstratat e tjera të shqiptarëve anembanë ish-Jugosllavisë të cilat ngritën zërin për Republikë, për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar dhe për universitet.
Këto demonstrata bënë jehonë të madhe brenda e jashtë vendit duke rikthyer kauzën tonë kombëtare në qendër të vëmendjes si dhe duke tronditur rëndë themelet e regjimit komunist jugosllav për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore.
Ne sot kujtojmë me nderim atë kryengritje të popullit tonë, që ndonëse u shtyp brutalisht, gjithësesi pati ndikim të madh sepse detyroi Beogradin që në shkurt 1969 të miratonte Ligjin Kushtetues për Krahinën Autonome të Kosovës si dhe në nëntor ligjin për themelimin e Universitetit të Prishtinës. Protestat e atij viti dëshmuan se të drejtat realizohen vetëm duke ngritur krye.
Po ashtu treguan se dëshira e popullit tonë për liri nuk është shuar asnjëherë dhe se përpjekjet tona për të drejtat kombëtare kanë qenë të parreshtura deri sa kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./arbresh.info/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...