Veseli: PDK mbetet konsistente në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për demarkacionin

16:28 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet konsistente në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se sot në Grupin Parlamentar kanë theksuar nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më parë.

Postimi i tij:

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet konsistente në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Edhe një herë sot, me Grupin Parlamentar theksuam nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më parë, me një konsensus të gjerë politik, dhe Kosova të ecë në agjendën e integrimeve evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme