Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar strukturat e partisë̈ në Dragash. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Uran Ismaili, anëtari i kryesisë̈, Enver Hoxhaj, sekretari elektorar, Betim Gjoshi, ai ka përgëzuar lidershipin dhe anëtarët e kësaj partie për punën e mirë që po e bëjnë.
Njëherësh, ai ka kërkuar edhe më shumë mobilizim e angazhim në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, PDK është e konsoliduar dhe strukturuar fuqishëm në Dragash dhe gjithandej Kosovës.
“Do t’i përgjigjemi me dinjitet dhe integritet të gjitha zhvillimeve që lidhen me interesin nacional të vendit. PDK-ja është opozitë e pushtetit por jo e shtetit” ka thënë Veseli.
Edhe kryetari i Komunës, Shaban Shabani dhe kryetari i degës së PDK-së, Vehbi Nazifi kanë falënderuar kryetarin Veseli dhe anëtarët e kryesisë duke premtuar angazhim në shërbim të qytetarëve, si dhe për të forcuar më shumë PDK-në.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...