Google ADS

Veseli paralajmëron zgjedhjet e parakohshme?!

15:45 | 8 Maj 2017
arbresh.info

“Është evidente mungesa e vendim-marrjes. Liberalizimi i vizave është bllokuar, ndërsa punësimi vazhdon të jetë problemi kryesor në vend. Sot, vazhdojmë të jemi shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave.”

Kështu shkruan kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, derisa thonë se Kosova është në prag të 18 vjetorit të çlirimit, dhe ende pa i mbushur 10 vjet pavarësi, është në rrugë të drejtë, por ende larg asaj që meriton dhe ka mundësi, raporton arbresh.info.

“Nuk mund të arsyetohemi më tutje se jemi ende të rinj si shtet. Ka kaluar koha e frazave dhe deklaratave që tingëllojnë bukur. Është koha për punë konkrete,” është reagimi i tij në Facebook.

Veseli siguron qytetarët e Kosovës, si kryetar i partisë më të madhe në vend, se “Kosova do të ketë një të ardhme të mirë, se vendimet do të merren vetëm për qytetarët dhe për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së tyre.”/arbresh.info/

screenshot_28

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme