Kryeparlamentari, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit ka thënë që unanimish kanë vendosur se do të mbahet vazhdimi i seancës me datën 2 tetor si dhe do të mbahen dy seanca të tjera më 3 tetor.
Në njërën nga këto seanca do të bëhet konstituimi i komisioneve parlamentare, ndërsa seanca tjetër e të njëjtës ditë ka të bëj me ratifikimin e nje marrëveshje ndërkombëtare për fondin IPA rreth 70.5 milionë euro që do të hyjnë në Kosovë.
Tutje Veseli ka thënë që arsyeja që nuk është mbajtur seanca deri tani, është mungesa e emrave të kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.
“Pa funksionalizimin e komisioneve parlamentare nuk mund të mbajmë asnjë seancë, kjo është edhe arsyeja pse nuk kemi mbajt seancë deri më sot. Kam pritur që ti kem të gjithë emrat e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Andaj edhe kam thirre kete mbledhje te pazakont qe te mos humbim kohe” ka thene Veseli.
Ndërsa ne seancën e pare te 3 tetorit, do te mbahet edhe interpelanca lidhur me akuzat publike drejtuar Minisrtit të Bujqesise, Nenad Rikalo, e inicuar nga LDK-ja.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte