Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka paralajmëruar nisjen e realizimit të disa projekteve kapitale që kapin shifrën e dhjetëra miliona euro të cilat do të investohen në Kosovë me ndihmën e Hungarisë.
Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në profilin e tij në facebook.
Kryetari Veseli pas takimit që kishte me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Làszló Kövér, ka pohuar se shumë shpejt do të filloj realizimi i disa projekteve të rëndësishme ku përfshihen edhe ndërtimi i stadiumit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, ndërtimi i stadiumit olimpik në Prizren, modernizimi i stadiumeve në Mitrovicë e Prishtinë si dhe projekte tjera.
Ky është postimi i plotë i tij në facebook:
“Hungaria është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe është e gatshme që vendin tonë ta përkrahë financiarisht në disa projekte, siç është ndërtimi i stadiumeve olimpike në Prizren dhe në Drenas, si dhe modernizimi i stadiumeve në Mitrovicë dhe në Prishtinë. Këto dhe të tjera projekte në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh, së shpejti do të vihen në jetë. Për këtë, si dhe për mundësitë tjera të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në Budapest pata kënaqësinë që të bisedoja në një takim të veçantë me homologun tim Làszló Kövér”, ka shkruar kryetari Veseli në facebook./arbresh.info/.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...