Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me ekspertë të Agro Kulturës, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe problemet, me të cilat përballen këto biznese.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se e kanë obligim që bashkërisht këtë vend ta bëjnë më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.
“Ne e kemi obligim bashkërisht që këtë vend ta bëjmë më të mirë. Që njerëzit tanë të jetojnë më mirë në këtë vend, që qytetarëve tanë t’i krijojmë perspektivë dhe perspektiva mund të arrihet veç prej tokës sonë dhe prej njerëzve tanë, prej njerëzve tanë të vyeshëm”, tha Veseli.
Gjithashtu, ai tha se duhet të intensifikohen investimet në bujqësi, pasi që paratë e taksapaguesve duhet të shkojnë tek njerëzit, të cilët punojnë.
“Për shtatë javë kam takuar me mijëra njerëz, kam takuar me qindra biznese, kam takuar nxënës, kam takuar studentë, profesor, arsimtarë, fermerë, minatorë, doktorë. Të gjithë kanë një brengë, të gjithë dëshirojnë diçka, me jetua më mirë, me pas punë për vete dhe për fëmijët e tyre. Doktorët na mbesin pa punë, njerëzit që kanë tokat i mbesin ose kur kanë prodhimin i tepron ju prishet, ose në të njëjtën kohë nuk kanë ku e plasojnë prodhimin. Nuk dinë çka me prodhuar, edhe pse në sektorin e bujqësisë ka qenë një progres, i cili është më i dukshëm, më i vrejtshëm. Duhet me i intensifikua investimet në sektorin e bujqësisë, për arsye se paraja e taksapaguesve duhet me shkuar tek njerëzit që punojnë. Ai që punon, ai që jeton me djersën e vetë atij, duhet me ia dërguar paratë”, tha ai.
Edhe njëherë kryetari i PDK-së e potencoi se do të ndodh dyfishimi i sektorit të bujqësisë. Ai tha se investimet në sektorin e bujqësisë duhet të dyfishohen.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi tha se sektori i bimëve aromatike dhe mjekuese është në rritje nga viti në vit dhe se është bërë një prej sektorëve prioriatar për ministrinë që e drejton.
“Sot bashkë me kryetarin e Kuvendit z. Veseli, jemi këtu për të biseduar me juve si njerëz të cilët merreni në baza ditore edhe jeni udhëheqës, lider të sektorit bimë aromatike dhe bimë mjekuese, për të diskutuar për këtë sektor me rëndësi të madhe, i cili për fat të mirë është në rritje nga viti në vit dhe tash është bërë një prej sektorëve prioritar, të cilëve edhe neve si ministri i kemi dhënë një rëndësi më të madhe dhe mendojmë se potencialet më të mëdha, të cilat i kemi në fushën e bujqësisë”, tha ai.
Ndërsa, Florim Dema, përfaqësues i Kompanisë “Vrella herb”, kërkoi që të nivelizohen me ata të cilët prodhojnë pemë. Ai tha se në këtë formë që janë duke punuar kanë vështirësi, se produktet organike kanë një kosto shumë të lartë për me i finalizua, me i qitë në prodhim.
“Sivjet i kemi të mbjella 10 hektarë bimë organike. Vitin e kaluar Ministria e Bujqësisë e ka shti në skemë subvencionin për herë të parë 200 euro në hektar subvencion për këto bimë. Sivjet më duket është bërë 300, është shumë mirë që është bërë kjo, por ne kemi kërkesa të tjera shtesë. Na kërkojmë me na nivelizu me këta që prodhojnë pemë. Këta që prodhojnë molla e kanë 400 euro në hektar, por në të njëjtën kohë nëse ato molla i bëjnë produkte organike, i kanë edhe ka 300 euro shtesë. Ne në këtë formë çfarë jemi duke punuar tash ka vështirësi, se produktet organike kanë një kosto shumë të lartë për me i finalizua, me i qitë në prodhim”, tha ai.
Halit Avdijaj, drejtor i “Agro product”, tregoi një shembull të mbjelljes së hithit, ku ai tha se me një hektarë përfitimi është prej 3 mijë deri në 6 mijë euro.
“Me një hektarë hithin me e kultivua do të thotë parashihet 3 mijë deri në 6 mijë euro, është përfitimi në një hektar. Por, përparësia është që hithi është bime shumë vjeçare, nuk ki shpenzime më asnjëherë, e ke mbjellë njëherë edhe e kositë më së pakti pesë herë në vit edhe e ki në vazhdimësi. Për 10 vite nuk ki nevojë me bërë asnjë shpenzim”, tha ai.
Në fund të bashkëbisedimit kreu i PDK-së, theksoi edhe një herë se këto gjëra që i biseduan nuk do të kalojnë në heshtje. Po ashtu, ai tha se buxheti për bujqësi dhe përkrahja për bujqësinë do të rritet.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...