Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, planin e tij kundër korrupsionit sonte e ka shpalosur në Mitrovicë.
“Me aktivistë të shumtë të PDK-së në Mitrovicë diskutova për Planin Kundër Korrupsionit. Një prej nismave kryesore do të jetë Byroja Anti Korrupsion, që do të ndërtohet bazuar në modele të vendeve të tjera me struktura të veçanta kundër korrupsionit, të cilat kanë korrur shumë suksese”, ka shkruar Veseli në profilin e rij në Facebook.
“Brenda 100 ditëve të para si kryeministër do t’i nisi hapat për t’i hartuar ligjet e nevojshme për krijimin e saj. I gjithë procesi do të jetë i mbështetur dhe i monitoruar nga partnerët amerikanë dhe të tjerët, për të siguruar maksimumin e autonomisë dhe efikasitetit”.
“Ne e fituam luftën kundër Serbisë në bashkëpunim me SHBA-në dhe së bashku do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”.
“Ju lutem rekomandoni së paku 3 persona, që mendoni se duhet të njoftohen për këtë iniciativë timen në kuadër të Planit Kundër Korrupsionit”.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...