Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe në Gllogjan me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.
Veseli ka thënë se para 20 vitesh Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut duke dëshmuar se lufta për çlirim nuk do të ndalej.
Postimi i plotë i Veselit:
Para 20 vitesh, Gllogjani do të hynte në hartën e krenarisë së atdheut, pas “Epopesë së Jasharajve”, në Prekaz, duke dëshmuar se lufta për çlirim, nuk do të ndalej, madje, do të merrte hov. Kjo rezistencë në Dukagjin, do të jepte shembullin e përkushtimit atdhetar që tashmë kishte hyrë në histori, duke ngjeshur radhët e luftëtarëve për liri dhe përkrahjen diplomatike që pas një viti do të fillonte me bombardimin e caqeve serbe nga NATO-ja. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin