Kryeparlamentari, Kadri Veseli është shprehur tejet i bindur se do të arrihet konsensusi mes partive politike dhe do të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin.
Ai u ka bërë thirrje edhe një herë deputetëve që t`i lënë anash debatet patriotike dhe t`u mundësojnë qytetarëve lëvizjen e lirë nëpër vendet e BE-së.
“Qytetarët e Kosovës duhet dhe do të lëvizin lirshëm në BE brenda këtij viti. Jemi në rrugë shumë të mirë që në përpjekje të arrihet konsensusi i përbashkët. Kemi mbajtur një takim shumë të mirë, i falënderoj partitë politike, ambasadorin amerikan dhe zonjën Apostolova. Duam që deri të mërkurën çështja e ratifikimit të marrëveshjes të përfundojë. Kërkojmë përkrahjen nga ju media dhe qytetarët që të arrijmë konsensusin. Thërras çdo deputet që e do shtetin dhe atdheun e vet, nuk ka patriotizëm më të madh sesa sot nesër a pasnesër, me konsensus të plotë pozitë-opozitë me e votu marrëveshjen dhe me i jep perspektivë vendit, më tepër sesa debateve patriotike”, ka thënë ai.
Veseli ka komentuar qëndrimin e Listës Serbe në raport me demarkacionin.
“E rëndësishme është që sot po flasim të jemi bashkërisht pozita-opozita, Lista Serbe është pjesë e realitetit në Kosovë, ata e respektojnë shtetin e Kosovës dhe e duan shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.
Tutje, Veseli është shprehur se Kuvendi i Kosovës në momentet më të vështira, di të sillet më së miri.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...