Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në tubimin përmbyllës elektoral në Mitrovicë, ka thënë se qytetarët me padurim po e presin 19 nëntorin, ditën e kthesës së madhe për Mitrovicën, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ai ka thënë se Valdete Idrizi është zgjidhja e duhur për Mitrovicën, përderisa ka shprehur bindjen e tij në fitoren e PDK-së më 19 nëntor.
“Bashkohuni me fitoren e madhe të PDK-së në Mitrovicë. T’i japim fund stagnimit, qeverisjes së keqe dhe abuzimit me vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se Valdete Idrizi ia ka kthyer shpresën Mitrovicës dhe do t’ia kthejë edhe dinjitetin e lavdinë.
“Ne mburremi me historinë e qytetit tonë. Kudo që shkojmë ndjehemi krenarë që i takojmë këtij qyteti. Të qenit mitrovicali është identitet dhe krenari njëkohësisht. Në kohë të mira e në ditë të vështira, Mitrovica i ka dhanë shumë Kosovës. I ka dhanë në politikë e në luftën çlirimtare, në ekonomi, art, kulturë dhe edukim. Bijtë dhe bijat e këtij qyteti kanë lënë shenjat e tyre në çdo periudhë të historisë sonë. Mitrovica ka qenë dhe përsëri do të jetë fytyra moderne e Kosovës”, ka thënë Veseli.
I pari i PDK-së ka thënë se Mitrovica është gjiganti i fjetur që kërkon të zgjohet, të ngrihet në këmbë dhe të rrezatojë në krejt Kosovën, me njerëzit e vet të jashtëzakonshëm, me fuqinë ekonomike dhe me shpirtin e vet të prodhimit e zhvillimit.
“Sot jemi bashku, si asnjëherë më parë, që ta zgjojmë Mitrovicën, ta çojmë në këmbë dhe ta ndryshojmë, sepse nuk ka Kosovë të zhvilluar pa Mitrovicë të zhvilluar dhe nuk ka Kosovë të integruar pa Mitrovicë të bashkuar”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së ka thënë se më 19 nëntor para mitrovicasve janë dy opsione, një është opsioni i dështuar i qeverisjes së kaluar që nuk ia ka zgjidhë asnjë problem Mitrovicës, që nuk ia ka sjellë asnjë të mirë, por vetëm i ka sjellë humor të zi dhe tallje.
Ndërsa, në anën tjetër, ai ka thënë se është opsioni i shpresës për ndryshim, i daljes nga stagnimi dhe i rikthimit të dinjitetit të Mitrovicës, opsioni i kryetares së re Valdete Idrizi.
“As Kosova, as Mitrovica jonë e dashur, nuk kanë kohë për të humbur me individë aksidentalë. Mitrovica, si e gjithë Kosovë, kërkon punë, kërkon angazhim, kërkon zhvillim, investime në prodhim, perspektivë për të rinjtë dhe mirëqenie për çdo familje”, ka thënë Veseli.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar prej mitrovicasve që të votojnë për Mitrovicën ndryshe dhe për Valdete Idrizin.
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës