Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Romë, për të vazhduar lobimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjatë vizitës në Romë, Kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati.
Kryeparlamentari Veseli do të kërkojë mbështetjen e Senatit dhe shtetit italian për mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.
Pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropin, i cili ka komfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, Kryeparlamentari Veseli po vazhdojë vizitat në shtetet e Bashkimit Evropian për të kërkuar përkrahjen e tyre në hapat e mëtejmë, në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës lëvizja pa viza në Zonën Schengen gjatë këtij viti.
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Kryeparlamentari Veseli shoqërohet edhe nga përfaqësues të Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës: Glauk Konjufca (VV), Aida Dërguti (PSD), Ahmet Isufi (AAK), Sasa Milosavljeviq (LS), Haxhi Shala (NISMA) dhe Albert Kinolli (6+).
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...