Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të zhvillojë vizitë zyrtare dhe do pritet nga autoritetet e shtetit të Belgjikës.
Gjatë kësaj vizite, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takim të posaçëm nga homologia e tij, kryetarja e Senatit të Belgjikës, Christine Defraigne.
LEXO Edhe
Kryeparlamentari Veseli po ashtu do të ketë takime edhe me eurodeputetë të Parlamentit Evropian, me të cilët do të diskutojë për proceset integruese të Kosovës, me theks të veçant për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim edhe nga Grupin Ndër-parlamentar i Miqësisë Belgjikë- Kosovë, ndërsa do të ketë takime të ndara edhe me Dirk Van der Maelen, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe me Siegrfied Bracke, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Belg./arbresh.info/
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...