Google ADS

Veseli, nesër në Boletin shënon Festën e 28 Nëntorit

16:34 | 27 Nëntor 2017
arbresh.info

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të martën, më 28 nëntor 2017, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, organizohet ceremoni nderimi në kompleksin memorial në Boletin, në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini, raporton arbresh.info.

Agjenda:

 10:00 Vizita e qytetarëve në Kompleksin e Kullave në Boletin

11:00 Nderimi i flamurit kombëtar dhe flamurit shtetëror të Republikës së

Kosovës: Intonimi i himneve përkatëse gjatë nderimit të flamujve

11:10 Vendosja e kurorave mbi varrin e Isa Boletinit nga kryetari i Kuvendit

të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli

11:15 Fjalim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli

11:40 Vizita në brendi të kullës.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme