Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për statutin e Trepçës.
Ky vendim i nënshkruar nga Kryeparlamentari Kadri Veseli rikonfirmon pronësinë 100 përqind të Republikës së Kosovës në kombinatin më të madh metalurgjik në Kosovë, Trepça, e cila tani e tutje do të jetë Shoqëri Aksionare me aksione 100 përqind të Republikës së Kosovës.
Një ditë më parë, është diskutuar për idenë e Serbisë se për Trepçën mund të diskutohet në dialogun final Kosovë-Serbi por reagimi ndaj kësaj teme ka qenë i ashpër nga Kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka thënë Veseli.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...