Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marr pjesë në varrimin e policit Malsor Dashi i cili u gjend në lumin Lepenc.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se kjo humbje tragjike i ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Është koha që shteti të mendojë më shumë dhe të veprojë në përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë në punë të policëve të Kosovës”, thotë ai.
Statusi i plotë:
Sot mora pjesë në varrimin e Malsor Dashit, njërit prej dy policëve që humbën jetën ditë më parë në ujërat e Lepencit. Kjo humbje tragjike i ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në Policinë e Kosovës, njësoj si Malsor Dashi e Armend Trena, shërbejnë mijëra të tjerë, që vendi ynë të ketë rend, paqe dhe siguri. Është koha që shteti të mendojë më shumë dhe të veprojë në përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë në punë të policëve të Kosovës. Djem si Malësori e Armendi i duhen shtetit tonë, të ardhmes tonë.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...