Veseli në takim me ambasadorin e ri britanik: Kosova e përkushtuar në luftimin e korrupsionit

13:35 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka pritur në takim ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Nicholas Abott.   

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se Kosova dhe Britania kanë bashkëpunim strategjik mes vete.

Veseli po ashtu ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për luftimin e korrupsionit në shoqëri.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Sot e prita ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Kosova dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunim strategjik jashtëzakonisht të mirë. Pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, Kosova nuk do të mund të konsolidohej as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë ndërkombëtar. Ne mbesim të përkushtuar që ta forcojmë sundimin e ligjit dhe ta luftojmë korrupsion në shoqërinë tonë. Ambasador Abbott, mirë se erdhe në Kosovë!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme