Google ADS

Veseli në stadium, PDK ende nuk e ka paraqitur në KQZ listën e kandidatëve

22:12 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Teksa liderët e AAK-së, PSD-së, Nismës apo partive të tjera kanë lajmëruar sot për koalicionet e regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shfaqur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Veseli është fotografuar në ndeshjen që po zhvillohet në kategorinë e femrave për kualifikim në Euro 2021 në mes të Kosovës dhe Turqisë.

PDK ende nuk e ka paraqitur në KQZ listën e kandidatëve, e për këtë kanë afat deri sot në ora 24:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme