Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Pejë, ku ka vizituar disa biznese të cilat janë prekur nga pandemia.
Gjatë vizitës në kompaninë “Greenhouse” dhe “Ved-Farm”, kryetari Veseli ka theksuar edhe një herë nevojën e ndihmës konkrete nga ana e qeverisë për bizneset kosovare, veçanërisht tani gjatë pandemisë.
“Ekonomia jonë mund të eci përpara vetëm npërmjet lulëzimit tē sipërmarrjeve private në kushtet e një konkurrence të lirë e të ndershme dhe nëpërmjet një integrimi sa më të mirë të ekonomisë sonë në tregjet ndërkombëtare.”, ka thënë kryetari Veseli.
“Prandaj sektori i prodhimit në ekonominë e Kosovës meriton vëmendje shumë më të madhe se deri tani prej qeverisë, sidomos duke ditur që është dëmtuar nga pandemia.”, ka shtuar ai.
Kompania “Greenhouse” është një kompani që prodhon shtëpi të parafabrikuara prej druri të cilësisë së lartë duke eksportuar në Zvicër, Austri e vende të tjera të Evropës së Veriut.
Ndërkaq, kompania Ved-Farm është një investim serioz që përdor fjalën e fundit të shkencës për të prodhuar vezë cilësore.
“Zgjerimi i kompanive si këto të dyja dhe i këtij sektori prodhues në përgjithësi mundëson shtimin e vendeve të reja të punës që sigurojnë të hyra për shumë familje. Po ashtu rrit të hyrat në buxhetin e shtetit që mund të përdoren për të përmirësuar shërbimet publike dhe infrastrukturën. Rritja e prodhimit vendas gjithashtu kontribuon në uljen e çmimeve për konsumatorin tonë duke ulur koston e jetës dhe përmirësuar standardet e jetës së qytetarëve kosovarë”, ka thënë Veseli. /arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?