Veseli: Në opozitë deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës

18:53 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, është takuar me deputetët e PDK-së me të cilët ka diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e reja.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës.

“Me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres”, ka shkruar Veseli./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme