Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat partisë në Vushtrri dhe Mitrovicë.
Në këto takime kryetari Veseli ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.
Kryetari Veseli siguroi edhe një herë strukturat e këtyre dy qyteteve se asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e cila cenon integritetin territorial të Kosovës nuk do të jetë e pranueshme.
“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.”, ka thënë Veseli.
Ai ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për këto dy degë dhe ka inkurajuar ato që të vazhdojnë punën e mirë në të mirë të qytetarëve të këtyre dy komunave.
Kryetarët e Degëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës, Kurtan Kajtazi dhe Bedri Hamza, kanë falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe janë zotuar se puna e tyre në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...