Google ADS

Veseli: Në mesin e dhjetorit do të kemi votimin për Forcën e Sigurisë

16:10 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili mori pjesë në përurimin e Stadiumit ndihmës të futbollit në Skenderaj, ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Veseli ka thënë se në mesin e dhjetorit do të jetë votimi për FSK-në, raporton arbresh.info.

“Jam në koordinim me partneret tanë ndërkombëtarë dhe kah mesi i dhjetorit do ta kemi votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ne e transformojmë për qëllime paqësore, për forcimin e paqes në rajon”, ka thënë Veseli./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme