Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Malishevë ku ishin të pranishëm qindra të rinj të kësaj komune që i janë bashkuar vizionit të kreut të PDK-së për Dekadën e Re.
Ai tha se marrja e përgjegjësive politike nga rinia është garancë e transformimit dhe zhvillit të shtetit të Kosovës.
“Është dekada e dytë e shtetit tonë, është dekada e tretë e lirisë, është momenti më vendimtar për vet kombin tonë, për vet shtetin tonë, në drejtimin që do ta merr Kosova jonë. Kjo është shumë me rëndësi. Nga ato të cilën do ta bëjmë në këto 10 vitet e ardhshme, do të varet jeta e juj, jeta e familjes tuaj, do të varet situata e qytetit tuaj, në të njëjtën kohë do të varet se si do të jetë Kosova jonë e përbashkët. Për këtë arsye, është shumë me rëndësi kjo pjesëmarrje kaq masive e rinisë. Unë kur shoh kaq shumë të reja e të rinj të cilët e kanë entuziazmin dhe përgjegjësinë mu mvesh me petk të përgjegjësisë, është shumë me rëndësi për vendin. Rreth 20 mijë të reja e të rinj anekënd Kosovës janë futur në procesin zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosoovës, duke ju përfshi edhe juve. Kjo është mrekulli. Kjo është e jashtëzakonshme, jo vetëm për një parti politike por për një vend. Për arsye se politika është mjeti përmes së cilës mundesh më së shumti t’i ndihmosh vendit tënd”, tha Veseli.
Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës në Dekadën e Re do ta ketë vizion transformimin ekonomik dhe mbështetjen e ideve inovatore të të rinjve për zhvillimin e ndërmarrësisë.
“Unë besoj tek ju, do t’ju jap përkrahje. Do ta keni përkrahjen e plotë. Nuk ka adresë politike e cila ekziston në Republikën e Kosovës që i jep më shumë hapësirë të rinjve sesa Partia Demokratike e Kosovës. Merrni vetëm shikoni sot bartësit e përgjegjësive në Qeverinë e Kosovës. Shumë e shumë Kuvende Komunale të cilat i kemi përfaqësuesit tanë, i kemi pikërusht nga rinia. Vazhdoni besimin në Partinë Demokratike të Kosovës. Ne jemi parti e Kosovës e cila e ka vizion të qartë transformimin politik, ndërmarrësinë në Republikën e Kosovës. l, krijimin e kushteve për të rinjtë e të rejat në mënyrën që të kenë mundësi të barabarta para ligjit dhe shtetit për ta zhvilluar shtetin”, tha Veseli.
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...