Kreu i PDK-së, Kadri Veseli thotë se në listën e veteranëve mashtrues, ka dyshime se ka njerëz që kanë dorëzuar armët në policinë serbe, ose edhe kanë qenë polic lokal në vitet 90-ta, raporton arbresh.info.
Sipas tij, ata që kanë dorëzuar armë tek policia serbe nuk janë veteranë të UÇK-së.
Duke mos përmendur emra konkret, Veseli tha se ka edhe pamje televizive të personave që kanë kryer këtë veprim.
“Ka dyshime që personat që kanë dorëzuar armët, ka dyshime se mund të ketë edhe regjistrime televizive dhe ata persona sot mund të kenë statusin e veteranit. Kanë dorëzuar armë, dihet saktësisht. Armët nuk i ka dorëzuar UÇK-ja dhe veterani i UÇK-së”, ka thënë Veseli.
Siaps Veselit, raporti final i këtij Komision do të bëhet publik bazuar në ligj do të jetë në dispozicion të publikut dhe të institucioneve të drejtësisë për t’i ndjekur edhe penalisht mashtruesit.
“Sot me mashtrime ata gëzojnë statusin e veteranit. Andaj Komisioni Hetimor Parlamentar me punën e tij, duhet të siguroj që listat e veteranëve të jenë të pastruara nga mashtruesit, në mënyrë që luftëtarët e UÇK-së që kanë nevojë të përkrahen edhe më shumë dhe më denjësisht nga shtetit i tyre për të cilin ata luftuan deh ishin të gatshëm të vetësakrifikoheshin”, u shpreh ai.
Veseli tha se do të jetë i pa kompromis ndaj çdokujt që e dëmton interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Do të jem i pa kompromis ndaj çdokujt që e dëmton interesin qytetarë, ndaj çdo njeriu i cili është mashtrues, që është uzurpator, i korruptuar , duke nisur nga partia ime, çdo kund kudo që janë. Edhe nga familja ime”, tha Veseli./Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=k82piizkjkg&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1CdCDR8EnOQENGsAoCGVZbvV2xa5NsdMmgnFCJwh6bxb_k3zpuABAdZUk
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...