Shumë simpatizantë të PDK-së në Klinë kanë mbetur jashtë sallës, ku është mbajtur një tubim i madh i PDK-së, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për Kryeministër, Kadri Veseli.
Në fotot e publikuara nga vet Veseli në Facebook, shihet se shumë simpatizantë kanë mbetur jashtë, derisa salla brenda tashmë është mbushur.
Veseli shihet duke ju folur edhe qytetarëve që nuk kanë mundur të hynë brenda sallës ku mbahej tubimi.
“Jehona e Dukagjinit në Klinë ishte shumë e vogël për t’i zënë përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës. Ata erdhën për t’i dhënë forcë PDK-së, që ne t’i japim gjithë Kosovës, sepse e dinë që vetëm një Qeveri e udhëhequr nga ne ofron shpresë të vërtetë.
Vetëm një Qeveri e udhëhequr nga ne, do ta zhvillojë ekonominë dhe do të krijojë vende pune të qëndrueshme. Dhe, do t’i ruaj e mbajë të forta marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhuni bashkë dhe votoni për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri
Shukri Buja në Hagë e vazhdon dëshminë e tij për të katrën d...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara