Google ADS

Veseli në familjen e Adem Demaçit për festën e Kurban Bajramit

14:27 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, në festën e Kurban Bajramit ka vizituar familjen e Adem Demaçit.

 

Gjatë takimit me djalin dhe bashkëshorten e Adem Demaçit, Kryeparlamentari Veseli tha se kanë kujtuar veprën dhe jetën e Demaçit e cila sipas tij është frymëzim për gjeneratat e tashme dhe ato që do të vijnë.

“Festa e Bajramit është edhe një rast më shumë të takojmë familjarët tanë dhe miqtë. Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e veprimtarit tonë, heroit Adem Demaçi. Kujtuam veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit. Historia e jetës së tij është burim frymëzimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme