Nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizohet ceremoni nderimi në kompleksin memorial për Isa Boletinin.
Kryeparlamentari Veseli tha se Shqipëria dhe shqiptarët janë duke ecur çdo ditë përpara, shkruan arbresh.info.
Kjo sipas tij, ishte dëshira e heroit kombëtar, Isa Boletini.
“Shqipëria dhe shqiptarët janë duke ecur çdo ditë përpara, vetëm edhe pak muaj na ndajnë nga 10 vjetori i shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Shteti jonë është i shenjtë, liria jonë është e shenjtë. Nuk do të lejojmë askënd që ta cenoj atë. Do të punojmë fuqishëm që Republika e Kosovës të jetë një shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo është ajo që e ka ngritur Isa Boletini. Kjo është ajo të cilën e ka ngritur të gjithë atdhetarët që kanë rënë në altarin e lirisë me shekuj”, ka thënë Veseli./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’