Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kritikuar goxha shumë liderin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili sipas tij po tregohet frikacak e nuk po guxon ta marrë udhëheqjen e dialogut me Serbinë.
Gjatë një konference për media Veseli i tha Mustafës “jemi të gatshëm t’ju japim udhëheqjen e dialogut, vetëm mos u tut kur takohesh me Vuçiqin e pastaj me e thirrë Hashimin e Kadrinë”.
Kryparlamentari shtoi se përkudër të gjitha sfidave i mbetet besnik deklarimit se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit. “Heqja e vizave do të ndodhë këtë vit, i kemi plotësuar të gjitha kushtet. I mbetem besnik deklarimit se në fund të vitit do të ndodhë liberalizimi”.
Kadri Veseli këto komente i bëri gjatë një konference për media pas takimit me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor