Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka sqaruar rezultatin në Mitrovicë, ku ka fituar Agim Bahtiri i AKR-së kundrejt Valdete Idrizit të PDK-së.
“Ajo çfarë do të sqaroj është se Valdete Idrizi do t’i bënte nder jo veç Mitrovicës po çdo qyteti”.
“Unë jam shumë krenar që jam i Mitrovicës, bashkëvendësve të mi ju them se krenohem me ta, pushteti nuk më kap për hunde pasi unë do të punoj për Mitrovicën aq sa mundem”.
“Me Valdete Idrizin, Mitrovica do të ecte shumë më përpara dhe nuk do të kishim probleme që kemi sot”.
Veseli si i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se nuk është i pakënaqur me rezultatin në Mitrovicë, prej nga edhe vjen.
“As nuk kam mllef, as pakënaqësi por ndjej keqardhje, Valdete Idrizi do të ishte një kryetare e jashtëzakonshme, bashkëvendasit e mi e kanë marrë një vendim, e kam respektuar, e kam uruar kryetarin e ri të Komunës”.
“Mitrovica nuk është prona ime private dhe ashtu nuk do ta trajtoj asnjëherë vendlindjen time por ky ka qenë rezultat zgjedhor”.
“Agim Bahtiri është kryetar, e gëzoftë, ishalla shpërndan më shumë ndihma për të varfrit nga pasuria e tij”./klan kosova
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit