Veseli merr mbështetjen e eurodeputetëve nga EPP për liberalizimin e vizave

19:43 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Strasburg eurodeputetin Cristian Dan Preda nga Grupi EPP (Partitë e djathta evropiane), me të cilin ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kryeparlamentari Veseli e informoi eurodeputetin Dan Preda për zhvillimet politike në Kosovë, për reformat që institucionet kanë ndërmarrë në rrugën drejt integrimeve evropiane, si dhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga eurodeputeti i EPP që ta mbështesin heqjen e vizave për Kosovën në vendimmarrjen e Parlamentit Evropian, pas rekomandimit që do ta japë Komisioni Evropian në fund të këtij muaji.

Eurodeputeti Dan Preda e siguroi kryeparlamentarin Veseli se eurodeputetët nga EPP (Partitë e djathta evropiane) e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do ta japin kontributin e tyre pozitiv gjatë vendimmarrjes në Parlamentin Evropian.​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme