Qindra të rinj të moshave e profesioneve të ndryshme, morën pjesë në Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Lipjan, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai tha se mbi 20 mijë të rinj anekënd Kosovës që janë bërë pjesë e PDK-së për Dekadën e Re, janë promotorë të transformimit dhe zhvillimit të PDK-së dhe Kosovës.
“Ky është një mesazh i qartë se rinia është e angazhuar fuqishëm dhe do të jetë prijëse e zhvillimeve pozitive në vend. Partia Demokratike e Kosovës u ka dhënë hapësirën kryesore të rinjve dhe sot shumica e ministrave tanë janë të rinj që janë rritur në Rininë Demokratike”, tha kryetari Veseli.
Ai tha se në Dekadën e Re, pas përmbylljes së shtet ndërtimit, fokusi kryesor është zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe perspektiva e sigurt për rininë inovatore që ka vullnet dhe energji për punë.
“Shumë shpejt, këtë vit, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Kjo mundësi, do të përdoret edhe nga rinia për të dalë e marrë përvoja akademike e shkëmbime kulturore por assesi askush nga ju të rinj të dashur nuk duhet ta shihni liberalizimin si mundësi për largim. Përkundrazi, e ardhmja e sigurt e juaja dhe gjithë qytetarëve është në Republikën e Kosovës”, tha Veseli.
Para Kuvendit zgjedhor në Lipjan, kreu i PDK-së ishte i pranishëm edhe në kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Shtime me qindra të rinj të kësaj komune që i janë bashkuar PDK-së për Dekadën e Re.
Veseli tha se që nga themelimi i PDK-së, qytetarët e Shtimes i kanë besuar pa rezerva PDK-së dhe rinia e kësaj komune gjithmonë ka qenë pjesë e zhvillimeve pozitive në Kosovë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...