Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar të dielën pasdite në Brod të Dragashit ku bashkë me shumë të rinj ka diskutuar për vizionin e qeverisjes së tij dhe mbështetjen që ka në vizion për rininë.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, kandidati për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli tha se do të punojë dhe krijojë mundësi punësimi për të rinjtë që ata të punojnë dhe të krijojnë familjet e tyre në Kosovë.
“Një ditë e bukur sot, në hijeshinë e bjeshkëve të Sharrit dhe në shoqërinë e këndshme të të rinjve në kampin veror në Brod të Dragashit. Në qeverisjen time, djemtë dhe vajzat e reja do ta gjejnë perspektivën në Kosovë, do të kenë punë këtu, do ta krijojnë familjen këtu dhe do t’i rrisin fëmijët e tyre këtu, në shtetin që meritojnë”, ka shkruar Veseli.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë