Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për Kryetar të Shtimes, Naim Ismajli, në tubimin përmbyllës elektoral në këtë komunë, ka thënë se shtimjanët e duan shumë vendin e tyre dhe duan që me Ismajlin kryetar të vazhdojnë fuqizimin ekonomik edhe në katër vjetët e ardhshëm.
Veseli ka thënë se gjatë gjithë periudhës së fushatës ka pasur nderin të takojë qindra e mijëra qytetarë të kësaj komune me të cilët ka biseduar hapur për hallet dhe nevojat e tyre, duke shkëmbyer mendime për të ardhmen e Shtimes.
“Në kohë të vështira kam qenë këtu në mesin tuaj. Në familjet tuaja kam gjetur mikpritje e siguri. Kam gjetur mbështetje në rrugën tonë të përbashkët për liri e shtet. Rrëfimi im për luftën dhe paqen kalon nëpër këtë trevë krenare që i ka dhënë kaq shumë Kosovës, në të gjitha etapat e historisë së saj”, u shpreh Veseli.
Kreu i PDK-së edhe sot ritheksoi se me punën shembullore në tre mandate rresht, kryetari i dëshmuar Naim Ismajli është shndërruar në sinonim të zhvillimit të Shtimes dhe, siç tha ai, punën e tij të shkëlqyeshme do ta vazhdojë edhe në katër vjetët e ardhshëm.
Ai shtoi se Ismajli do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë ndërmarrësve, duke krijuar lehtësira për prodhim dhe duke nxitur punësimin e sa më shumë të rinjve.
“Ato që e veçojnë kryetarin Ismajli nga kandidatët e tjerë janë transparenca, llogaridhënia para qytetarëve në çdo kohë, standardet e larta morale, kombëtare e profesionale”, ka thënë Veseli.
Me Naim Ismajlin kryetar, Veseli ka thënë se projektet për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Shtimes vetëm do të shtohen.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...